Objektiv i arrire per Lacion ne raundin e katërt te fazës ne grupe te kupës se vogel te europes. Ne Olimpiko skuadra e teknikut Incagi mundi nisen ne fund 1-0, duke prere biletën edhe matematikisht ne raundin e 1/16. Nje ndeshje taktike dhe shume e ekuilibruar me raste te pakta nga te dy skuadrat.
Ne pjesën e dyte gjithçka u vendos pas nje autogoli te Le Marchand ne minutën e 3 te shtesës. Pas kësaj fitoreje Lacio mban vendin e pare ne grupin K me pike te plota 12. Ne Londër, Arsenalit i mjaftoi nje barazim pa gola me Crvena Zvezde per te vazhduar ëndrrën ne Europa League. Topçinjtë mbajnë vendin e pare ne grupin H me 10 pike, 5 me shume se skuadra serbe.
Everton është skuadra jashte çdo parashikimi qe eliminohet nga turneu europian. Anglezet u munden me rezultatin e thelle 0-3 ne Lion qe i bashkëngjiten vendit te pare te mbajtur nga Atalanta me kuote te barabarte pikesh 8. Protagonist te francezeve Traore, Auar dhe Depay. Barazim pa gola edhe per Milan 0-0 ne Athine ndaj Aek. Gjithsesi kuqezinjtë e Monteles mbajnë vendin e pare ne grupin D me 8 pike, dy me shume se greket. Kualifikimi i pare i mbrëmjes per ne raundin tjeter erdhi nga grupi B ku ben pjese Skënderbeu.
Ishte Dynamo Kievit qe arriti kete sukses fale fitores ne Berne 1-0 ndaj Jong Bojs. Goli i vetem per ukrainasit u shënua nga Bujalksi ne minutën e 70. Ne vend te dyte u ngjit partizani qe ne Beograd mundi korçaret 2-0. Serbet shenuan nga nje gol per çdo pjese. Fillimisht Zoran Tosic ne nje goditje dënimi ne minutën e 40 zhbllokoi rezultatin, ndërsa Tawaba dyfishoi shifrat ne minutën e 66.





