Korçarët nuk ndalen edhe në transferten e kesaj javë më kurbinasit.

Fitore që i ka ngjitur bardhekuqtë në vendin e 4 në renditje duke paturë e lart Vllazinë, Partizanin dhe Egantian.

Në 5 javët e fundit korçarët kanë 12 pikë, çka tregon se skuadra jo vetëm funksionon tashmë por akoma më tej të gjithë kanë të drejtën të ëndërrojnë edhe më shumë, si dikur me Skënderbeun Europian.

Ne ndeshjen me kurbinasit korçarët fitojnë në fund lojë me gol të Nikajt, gol ky që ka shumë vlerë për korçarët që ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpi me ekipin e Vllaznise takim që të gjithë e kërkojnë të fituar, sepse Skënderbeu kishte kohë pa e parë veten kaq lart në renditje në një fundsezoni.

Tani mjafton vetëm përqendrim e administrim të ndeshjeve të mbetura për të luajtur.

12 pikë në 5 ndeshje tregojnë se Skënderbeu është skuadra më e mirë e javëve të fundit.

Në fund të sezonit 4 ekipet e renditura e renditura në 4 vendet e para kanë një fazë shtesë për të diskutuar titullin kampion. Skënderbeu është aty./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *