E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Sport

Skënderbeu merr talentin shqiptar të skuadrës franceze

Klubi ‘Skënderbeu’ zyrtarizon një afrim të ri me lidhjen e kontratës që arrin me futbollistin 18 vjeçar nga Maqedonia e Veriut Agon Elezi. Në faqen e tij zyrtare, klubi njoftoi se 18 vjeçari ka konkretizuar të martën akordin paraprak me klubin duke firmosur kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Elezi u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik.

 

Lojtari vjen nga ekipi Under19 i ekipit Francez SM Caen dhe është pjesë e përfaqësueses U19 dhe Under21 të Maqedonisë së Veriut.

Reklamë

 

Vlen të theksohet se 18-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek kombëtarja Under19 e shtetit fqinj. Futbollisti me vendlindje Shkupin luan duke preferuar këmbën e djathtë si mesfushor qëndre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë