E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu humbet në FIFA, Nimaga në Turqi

Skenderbeu's Nimaga Bakary (L) and Sabien Lilaj celebrate after scoring a third goal during the UEFA Europa League football match between KF Skenderbeu and Sporting Clube de Portugal at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on November 5, 2015. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Skënderbeu humbet betejën në FIFA me mesfushorin nga Mali Bakary Nimaga. I larguar këtë verë nga korçarët për t’u transferuar në kategorinë e dytë turke te klubi i ngjitur këtë vit Hatayspor, 23-vjeçari afrikan nuk e ka bërë ende debutimin  me skuadrën e re, pasi transferimi i tij te Hatayspor ishte cilësuar si i parregullt nga klubi i Skënderbeut që e kishte çuar çështjen Nimaga në FIFA me pretendimin e mesfushori ishte ende nën kontratë me bardhekuqtë.

 

Megjithatë në fund instuticioni më i lartë i futbollit Botëror ka dhënë vendimin dhe i fituar nga kjo betejë ka dalë Nimaga i cili ka marrë dritën jeshile për të luajtur me klubin e ri pasi kontrata që ka firmosur me Hatayspor është e vlefshme dhe mund të debutojë që nga kjo javë.

 

Në këtë mënyrë Skënderbeu humbet një tjetër futbollist me peshë pa fituar asnjë qindarkë ashtu siç ndodhi me Lilajn dhe Micin të cilët u larguan pasi u përfundoi kontrata me korçarët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë