E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Sport

Skënderbeu fiton në arbitrazhin sportiv

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ka mare vendimin per t’i kthyer Skënderbeut titullin kampion ne sezonin 2015-16. Lajmi është bere publik nga klubi korçar qe ka bere te ditur se CAS ka pranuar vendimin per kthimin e titullit. Ishte Komisioni i Etikes pranë FSHF qe i hoqi titullin te ashtuquajturve ujqërve te dëborës, ndërsa ne gjyqin mes korçareve dhe institucionit te futbollit shqiptar interes te drejtpërdrejte kishte dhe klubi i Partizanit qe e përfundoi sezonin ne vend te dyte dhe kërkonte titullin ne tavoline, ankimimi nga Skënderbeu qe ne muajin gusht te vitit te kaluar.

 

Ky titull jo vetëm është nje çështje nderi per korçaret qe mund te përdoret si prove e forte ne gjyqin me UEFA-n, por edhe nga ana ekonomike ku kampioni merr 100 milionë leke nga Federata Shqiptare, ndërsa i hiqet gjoba prej 20 milionë leke nga Komisioni i Etikes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë