Fitorja 0-4 ditën e sotme në transfertë ndaj Turbinës i ka siguruar ngjitjen zyrtarisht në Kategorinë Superiore skuadrës së Skënderbeut. Ekipi bardhekuq, fitoi bindshëm në Cërrik, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve dhe duke përfituar nga humbjet e Dinamos dhe Flamurtarit, siguron matematikisht ngjitjen në elitë.

Nga ana tjetër, Dinamo megjithëse u mund në Lushnje nuk rrezikon, pasi Flamurtari i vendit të tretë u mposht në shtëpi nga Tomori.

Me këto rezultate Skënderbeu siguron kalimin në Superiore kur mbeten edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit. Gjithashtu edhe Dinamo e siguron kalimin në Superiore pasi javës tjetër me Tërbunin do t’i marrë pikët në tavolinë.

Kjo situatë bën që Flamurtari dhe Tomori të luftojnë për vendin e “Play-Off” pasi ndahen nga vetëm 3 pikë, me vlonjatët që janë në të tretin. Besëlidhja tashmë ka rënë nga kategoria, ndërsa fitorja e Lushnjes i jep shpresë për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *