E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu barazon në Kazakistan

Skënderbeu mori nje barazim te çmuar ne ndeshjen e pare turit te dyte kualifikues te Uefa Europa League kundër Kairat Almati. Rezultati i marrë në transfertën e largët në Kazakistan i jep mundësi skuadrës korçare të luajë shanset e saj në ndeshjen e kthimit në shtëpi për të shkuar në turin e trete kualifikues të këtij kompeticioni. Megjithëse ne letër një ndeshje e vështirë, Skënderbeu bëri një paraqitje mjaft të mirë në Kazakistan, duke luajtur në tërësi më mirë sesa kundërshtari, sidomos në pjesën e parë. Gjithsesi të zotët ë shtëpisë shënuan të parët ne minutën e 9 me anë të të Gohou. Loja e mirë e skuadrës korçare u  shpërblye me gol vetëm në minutën e 71, kur pas një aksioni nga e djathta dhe një rrëmuje ne zonën e Kairat Almatit, ishte Bakari Nimaga që e shtyu topin në rrjete, duke barazuar shifrat. Pas nje jave, korçaret kanë shansin të arrijnë një tjetër sukses në Europe.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë