Klubi i Skënderbeut ka bere gati dosjen e ankimit ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv te dënimit te marre nga UEFA me pezullimin 1 vit nga kompeticionet europiane. Në një kohë që ende nuk ka një vendim te zbardhur lidhur me detajet e dënimit te skuadrës korçare, drejtuesit e ekipit juglindor dhe ne mënyrë te veçante përfaqësuesit ligjor, kane plotësuar dokumentat e nevojshme per te kundërshtuar ne Arbitrazhin Sportiv, vendimin e UEFA-s. E gjitha behet ne kohe rekord për shkak se duhet te kemi një vendim nga kjo Gjykate para datës 20 qershor kur hidhet edhe shorti për turet eliminatore te Uefa Champions League. Pjesëmarrja ose jo e korçareve ne Uefa Champions League këtë edicion është e gjitha ne dorën e Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv. I kondicinuar nga ky vendim është edhe Partizani qe nuk e ka te qarte nëse do te duhet te përgatitet per te luajtur ne Champions apo Europa League. Sakaq per sa kohe nuk ka një zbardhje te vendimit ka edhe aludime te shumta per arsyen e dënimit te Skënderbeut. Se fundmi është përfolur shkak u be trukimi i mundshëm i ndeshjes se korrikut te kaluar ndaj irlandezo-verioreve te Crussaders ku juglindoret qe ishin me 10 lojtare pësuan dy gola ne shtese duke u mundur 3 me 2. Megjithatë ne rrjetin social Facebook, korçaret nëpërmjet nje deklarate përgënjeshtruan këtë gjë duke thënë se Skënderbeu, nuk është dënuar absolutisht për asnjë ndeshje specifike dhe se vendimi vjen si pasojë e një hetimi për 6 vitet e fundit vetëm mbi baze aludimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *