E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Sport

Skëndërbeu aksion për kthimin e lojtarëve, konfirmon tre prej tyre

Skënderbeu po “vrapon” në këto momente për të kthyer një orë e më parë lojtarët e huazuar dhe deri tani kanë konfirmuar rikthimin e tyre tre lojtarë.

 

Bruno Lulaj nga Laçi, Ardit Hoxhaj nga Flamurtari dhe Oto Xhon nga Trepçe 89’ janë treshja e sigurtë që do të kthehen te Skënderbeu për të vijuar në Korçë karrierën e tyre sportive.

 

Reklamë

Që nga data 5 korrik, të tre këta emra lojtarësh do të jenë nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi.  Këto janë lajme të mira për Skënderbeun, pasi skuadra po mbushet ç’do ditë e më shumë. Ndërkaq i huazuari i katërt që do të kthehet te Skënderbeu është Çarls Çinedu.

 

21 vjeçari është në pronësi të Skënderbeut për katër sezone dhe kujtojmë që sezonin u mbyll u huazua te Rabotniçki në Maqedoni.

 

Te skuadra maqedonase Çarls ka spikatur me lojën e tij dhe është një lojtar shtatlartë në repartin e sulmit. Plot 1.92 cm është Çarls rritja që ka pasur te Rabotniçi kanë detyruar korçarët që ta kthejnë menjëherë në skuadër.

 

Në këtë mënyrë, sulmi i Skënderbeut fuqizohet edhe më shumë, pas kthimit të Oto Xhon, sulmuesit tjetër Ardit Hoxhaj dhe tashmë edhe kthimi tjetër i nigerianit Çarls.

 

Klubi korçar e ka lajmëruar menjëherë lojtarin në fjalë që të jetë gati në ditët e para të korrikut për të qenë pjesë e Skënderbeut dhe aventura te Rabotniçki edhe për këtë futbollist tashmë ka përfunduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë