I ftuar ne edicionin qendror  te lajmeve te “Vizion Plus” , analisti Skender Minxhozi ka komentuar situaten politike ne vend dhe ne menyre te vecante mesazhet e dhena nga Palmer gjate vizites ne Tirane.

Minxhozi tha se SHBA i ka dhene nje mesazh te qarte opozites e cila e ka kalkuluar keq aksionin e saj politik. Madje analisti i njohur shton se nepermjet kesaj vizite te Palmer, SHBA i ka vene “vizen” Lulzim Bashes.

 

Me poshte intervista e plote eSkender Minxhozit ne Vizion Plus:

 

 

Si e komentoni grabitjen e bujshme këtë të martë në Rinas?

 

Është një lajm shokues, I jashtëzakonshëm. Jo vetëm për faktin se është rasti I dytë që ndodh një grabitje kaq e madhe në Rinas, por edhe sepse cdo qytetar I këtij vendi që udhëton, mendon vec parave që grabitën sesi grabitësitg e armatosur futen deri tek sheshqëndrimi I avioneve dhe teorikisht do të vinin në rrezik edhe integritetin e avioneve. Ne e dime që avionet janë mjete të transportit të një rëndesie shumë të vecante, ka një sensibilitet shumë të madeh në të gjithë botën kur një mjet I tille kërcënohet ose pëson defect. Por në këtë rast ndodhemi përballë një rasti flagrant pasi ndodh në një vend ku duhet të kishte siguri maksimale pasi lëvizin qindra apo mijëra njerëz në ditë. Kështu që unë mendoj se është një ngjarje e jashtëzakonshme, dhe kur është e përsëritur ështe edhe më e rëndë.

 

Cfarë tregon qëndrimi amerikan pas vizitës së Palmer në Tiranë?

 

Qëndrimi amerikan konfirmon qëndrimet e mëparshme përmes ambasadës së tyre në Tiranë. Nuk ka asgjë të re në thelb në këto qëndrime.është e njejta gjuhe e qartë, pa ekuivok, në lidhje me djegien e mandateve, braktisjen e parlamentit, ndërshmërinë, pastërtine ose legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjes që ka dalë prej tyre. Është një mesazh I qartë për opozitën.Është konfirmimi I radhës së opozoita e ka kalkuluar keq aksionin e saj politik, të paktën në planin e saj të jashtëm. Ju kujtoj pak ditë më parë teksa kthehej nga Berlini, Basha njoftonte se Rama ishte i vetëm dhe ndërkombëtaret ia kanë hequr vizën. Unë me qëndrimin e sotëm të z.Palmer, mendoj se të paktën amerikanet ia kanë hequr vizën Bashës.

 

A janë këto mesazhe të drejtëpërdrejta të SHBA, një mundësi për të hapur një rrugë dialogu drejt zgjidhjes së këtij konflikti politik?

 

Virtualisht unë e kam konsideruar momentin politik që po kalojmë, si muajin e dytë të cadrës, kujtoj cadrën e famshme të 2017 e cila qëndroi 100 ditë në shesh dhe deri në fund të muajit të dytë ishte atmosfere e një bllokimi total. Por në muajin e trete ndodhi gjithcka. Kam përshtypjen se duke iu afruar zgjedhjeve te qershorit, duke iu afruar 100 ditëshit të djegies së mandateve, presioni I ndërkombëtareve do të vi duke iu rritur, edhe vizita e Palmer e tregon këtë gjë. Pra po, ky është një hap drejt një dialogu mes paleve.

 

Në terren veprimet e PD-LSI, duket sikur po përgatiten për zgjedhje, ndryshe nga deklaratat në media. Si e lexoni këtë aksion?

 

E vetmja piste negociimi e opozitës pasi ka djegur mandatet dhe e ka nxjerre veten jashtë sistemit, është që të rifusë veten në sistem nëpërmjet derickes së zgjedhjeve vendore jo atij qëndror, nga I cili e ka lënë parlamentin. Unë mendoj se opozita e ka një variant, skenar për të shkuar në zgjedhjet lokale. Mesazhet që merr nga jashtë janë shumë të qarta, por ajo mban shpresë se mund të largoje Ramën nga qeverisja qëndrore para se të shkojë në zgjedhje, cka unë e shoh shumë të vështirë.

 

Cfarë shenon episodi mes kreut të zyrës së Zerit të Amerikës Biberaj dhe Ramës të cilët u përplasen ne distancë së fundmi?

 

Modestisht si gazetar më i ri se Elez Biberaj unë do ti kujtoja atij se virtualisht sot Palmeri I ka dhënë përgjigje jo vetëm opozitës por edhe vetë akuzave te Biberajt. Natyrisht kjo nuk duhet ta bëjë të ndihet mirë Ramën I cili për mendimin tim ka bërë gabimin e parë, duke hyrë në një debat shterpë dhe pa asnjë lloj kuptimi me Zerin e Amerikës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *