E hënë, 21 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Skenari i protestës, rrethim i kryeministrisë dhe parlamentit

Ndonëse përfaqësuesit e opozitës nuk kanë zbuluar asnjë detaj nga protesta e 4 e madhe e opozitës, burime për Vizion Plus zbardhen skenarin e mundshëm të saj.

Protestuesit fillimisht janë grumbulluar të gjithë para kryeministrisë.

Më pas është radha e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të marshuar bashkë me militantet e PD dhe LSI drejt bulevardit.

Pritet që protesta ashtu sikurse u zhvillua ajo e prillit të ndahet mes kryeministrisë dhe parlamentit.

Reklamë

Ndonëse leja është dhënë nga policia për vetëm dy orë, gjasat janë që ajo të zgjasë më shumë sesa kaq, madje mund të shkojë deri në mesnate.

Ende nuk ka të dhëna nëse lideret politik do të mbajnë apo jo fjalim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë