E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

Skenarët e dhunës? Salianji: Nuk e pengojmë dot revoltën e popullit

Deputeti i Partisë Demokratike deklaroi se qëllimi i protestes së opozitës është krijimi i një qeverie tranzitore dhe pa Ramën kryeministër.

 

Ai tha se opozita ka si qëllim largimin e Ramës dhe jo ripërsëritjen e një skenari si ai I majit 2017 ku PD mori përkohësisht drejtimin e disa ministrive.

 

Reklamë

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7pa5 në Vizion Plus, Salianji nuk mohoi as skenarët e dhunës pasi, sipas tij, qytetarët e pakënaqur mund të çojnë protestën në çdo lloj forme.

 

Ai deklaroi se PD nuk mund të bëhet dot barikadë për të ndaluar qytetarët e pakënaqur.

 

Sa i takon skenarëve të protestës, Salianji u shpreh gjithashtu se askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët që të hyjnë në institucionet shtetërore ndërsa garantoi se prona private nuk do të cënohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë