Skenar i paralalajmeruar, PD bllokon serish kuvendin

Ashtu sic ishte paralajmeruar, opozita nuk ka lejuar që seanca e kuvendit të vazhdojë normalisht.
Pas fjalës së Bashës, deputetet e PD kanë shpalosur një banderole ku shkruhej “Shqipëria si e gjithë Europa, jo e qeverisë se krimit dhe drogës”.

Më pas ata kanë bllokuar edhe foltoren e kuvendit duke e detyruar kreun e kuvendit Ruci të ndërpresë seance.
Duke qene se parlamenti i nderpre, Basha shfrytezoi rrjetet sociale per tu folur qytetareve.
“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm është subjekt i ligjit anti-mafia. PD dje ka marrë denoncime nga burime të sigurta, që familja ‘Xhafaj’ është thelluar në skenarin kriminal për të mbuluar krimin, për të mbrojtur Agron Xhafën dhe Fatmir Xhafën. 200 mijë euro i janë ofruar një të afërmi të dëshmitari X nga persona të skeduar për të mohuar dëshminë e bërë publike. Ky është shteti i Edi Ramës. E ka mbushur parlamentin me deputetë gojëkyçur që s’kanë ardhur këtu për të përfaqësuar qytetarët por kriminelët. Ky është shteti mafioz, siç thotë DASH. Ligji antimafia nuk zbatohet. “




