E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“S’kemi lindur për të qëndruar në shtëpi”, ëndrra e ndërprerë në mes e 20-vjeçares afgane

Kur talebanët morën pushtetin, pjesës më të madhe të grave dhe vajzave në Afganistan iu privuan shumë të drejta.

 

Si mijëra vajza të reja, edhe një 20-vjeçare afgane, e quajtur Hawa, nuk iu lejua t’iu kthehej studimeve.

 

Reklamë

Ajo ndihet e zhgënjyer dhe e zemëruar, pasi thotë se dëshira e saj për të studiuar dhe për të punuar, po pengohet.

 

“Ne nuk kemi lindur për të qëndruar në shtëpi. Nëse ne mund të ushqejmë foshnjat, ne mund të sigurojmë edhe familjet tona. Në këtë situatë nuk i shoh ëndrrat e mia të realizohen”, u shpreh Hawa, teksa po qëndronte e vetme për një kohë në shtëpinë e saj, ndonjëherë edhe duke vizatuar, lexuar apo duke i bërë punët e shtëpisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë