E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“S’kemi lidhje me vrasjen e Cukut”

Dy ditë pas ekzekutimit mafioz të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, prindërit e Agim Dakës, i cili është vetëvrarë në zyrën e Artan Cukut në vitin 2005, mohojnë të kenë lidhje me atentatin.

 

Prelë Daka thote se pas vetëvrasjes së djalit kjo çështje është mbyllur mes dy familjeve sipas kanunit, por edhe sipas ligjit.

 

Reklamë

76-vjeçari Prelë Daka ka dorëzuar në policinë e Shkodrës edhe disa pamje filmike qe tregojnë momentin kur familja e tij dhe ajo e ish-drejtuesit te policisë Cuku, kane bere ceremoninë e pajtimit.

 

Ish-shefi i komisariatit numër 4 në Tiranë, ish-drejtor i policisë së Vlorës dhe ish-inspektor i krimeve të rënda u vra mbrëmjen e 8 prillit pranë apartamentit të tij ku banonte në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë