E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“S’kemi lekë”/ Trafikantët shqiptarë, pas hekurave në Britani

Tre trafikantë droge nga Shqipëria, Ledion Subashi, 27 vjeç, Aurel Koltraka, 30 vjeç, dhe Kreshnik Batusha, 22 vjeç janë dënuar nga gjykata në Britaninë e Madhe.

 

Ata u prangosën në janar të këtij viti sepse kultivonin kanabis brenda një ambient të monitoruar me sistem kamerash. Shqiptarët u dënuan me nga 14 muaj burg secili, prej të cilave shtatë do t’i vuajnë në Britani, përpara se të kthehen në Shqipëri.

 

Avokatët e tyre kanë thënë para trupës gjykuese se të rinjtë kultivonin drogë sepse gjendja e tyre financiare ishte e mjerueshme. Gjatë aksionit të policisë më 14 janar, efektivët sekuestruan 1,382 bimë në 13 dhoma të ndryshme, të shpërndara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë