Një punonjës policie në shkodër është proceduar penalisht, pasi akuzohet për falsifikim dokumentash.

 

Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bashkë me prokurorinë kanë zbuluar skemën e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një punonjës policie.

 

Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës nga heti është zbuluar se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër.

 

Në vijim të procedimit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” (për arsye shëndetësore), ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *