Subscribe

Duke nisur nga ky vit, shit-blerja e pasurive të patundshme do t’i nënshtrohet një forme të re taksimi. Ligji i ri i “tatimit mbi të ardhurat” parashikon një diferencim mes objekteve të reja dhe atyre të vjetra. Drejtori i politikave fiskale në minsitrinë e Finacave, Niko Lera në një intervistë për Vizon Plus sqaroi se në varësi të moshës së objektit, çdo vit do të njihet 1 % amortizim, fakt ky i cili do të reflektohet në tatim.

“Pavarësisht referencave, në një zonë kemi banesa të ndyshme. Një ndërtesë e vitit 2000 nuk mund të ketë të njëjtin çmim me atë të 2020. Për këtë arsye çmimit të renferencës i zbritet 1 % në vit, sepse ndërtesat amortizohen 1 % cdo vit. Për shembull, nëse çmimi referencës në një zonë është 1 mijë euro m2.  Ju do shisni një apartamet në vitin 2024, por që është ndërtuar në 2004, pra 20 vjet para. Çmimi nuk do të jetë 1000 euro, por 800 euro dhe për efekt llogaritjes së tatim fitimit, 800 cmimi sot dhe 600 euro çmimi i  rregjistruar, diferecna do të tatohet me 15 %”, sqaroi Lera.

Kjo masë e minisitrisë mund të konsiderohet e vonuar në tregun imobiliar dhe sipas këtij insitucioni erdhi edhe si një presion i tregut, i cili në mënyrë të vazhueshme kërkon procese rivlersimi.

“Ne duam që të jemi realistë në fitimet e kapitalet. Ka patur një presion të vazhdueshëm për rivlersim të banesave. Dikush që shiste një apartament të vitit 1995 dhe një tjetët të viti 2000  nuk kishin diferencim. Këto objekte nuk kanë vlerë të njëjtë me referencat që vendos shteti. Ne mendojmë që tregu do të marrë më shumë frymarrje dhe ne do të jemi më të saktë në taksim”, sqaroi Lera

Aktualisht, nuk është parashikuar që gjatë këtij viti të ketë një fushatë rivlersimi për pasuritë e patundshme. Edhe pse agjentët e tregut thonë se kjo do të sillte një rritje të numirt të shit-blerjes, për të shmangur tatimin e lartë 15%./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *