E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Skemat e subvencionimit- Fermerët përgatiten për të aplikuar

Fermerët në të gjithë vendin po përgatiten për të aplikuar në skemat e shpërndarjes së subvencioneve 2017, që janë miratuar nga qeveria në muajin shkurt.

 

Ekspertë të bujqësisë shpjegojnë se, udhëzimi përkatës që detajon mënyrën e aplikimit pranë Agjencisë se Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pritet të dalë së shpejti duke i hapur rrugë procesit.

 

Reklamë

Gjatë këtij viti, fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim është 1.6 miliardë lekë. Financimet adresur këtij sektori kanë ardhur gjithnjë e në rritje, pasi edhe konsiderohet si motor i rritjes ekonomike.

 

Skema për investimet janë per:

 

  • rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;
  • përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;
  • prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura;
  • mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;
  • furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;
  • nxitjen e investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve;
  • rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara;
  • nxitjen e formalizimit, kooperimit dhe organizimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

 

Projektet fituese do të përzgjidhen në bazë të hartës së rajonizimit të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë