Subscribe

Duket se plani i drogës që u kap në Mal të Zi ka qënë i mirëmenduar dhe i planifikuar nga dy të arrestuarit. Në pranga nga policia malazeze ranë babë e bir Ilirjan dhe Kristi Orhan.

 

Autoritetet e vendit fqinj arritën të gjenin 300 kg kanabis në një kamion me lëndë drusore, kamion i cili kishte kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

 

Burimet bënë të ditur se në Portin e Durrësit është futur në skaner një tjetër mjet i cili pas kontrolleve ka rezultuar i pastër, pa ngarkesë të llojit kanabis apo drogra të tjera. Më pas është dhënë autorizimi që ky mjet të qarkullojë drejt destinacionit final.

 

Pasi kamioni është larguar nga porti, dyshohet se Ilirjan dhe Kristi Orhan kanë hequr targat e mjetit të skanuar dhe ia kanë vendosur pikërisht kamionit të mbushur me drogë.

 

Hetuesit kanë dyshime se lenda narkotike mund të jetë ngarkuar në periferi të Tiranës ose të Durrësit dhe për këtë shikohen kamerat e sigurisë në këto akse. Gjithashtu policia ka verifikuar edhe firmën që bënte transprtitn e cila ka rezultuar fiktive dhe e paregjistruar.

 

Ilirjan dhe Kristi Orhan sipas sistemit TIMS kanë dalë disa herë jashtë shtetit per transport mallrash, e policia dyshon se këto rrugë mund të jenë përdorur për të transportuar drogë.

 

Kamioni i kapur me kanabis kishte si destinacion Austrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *