Skema mbështetëse për bujqësinë, Denaj e Veliaj thirrje fermerëve për të aplikuar
Një ditë pas protestës së opozitës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se ata u përpoqën të shkatërrojnë qytetin, por shpejt Tirana u rikthye në normalitet. për këtë ai falënderoi punonjësit e policisë, zjarrfikëses dhe të pastrimit.
Gjatë një takimi me fermerët në Tiranë, Veliaj bëri edhe një ftesë për fermerët që të aplikojnë në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi.
“Lajmi i mirë është se kemi edhe qendrën tonë të agro-përpunimit dhe tregtisë në Farkë. Praktikisht, aty ku është supermarkata apo qendra tregtare më e madhe në republikë, ne kemi bërë edhe qendrën më të madhe tregtare, tani për bujqësinë. Këtu kemi bërë investimin më të madh në fermë dhe në bujqësi”, tha kryebashkiaku.
Aplikimet për skemën e investimeve do të jenë të hapura deri më 8 nëntor dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo është një mundësi për shumë fermerë për të zgjidhur disa nga problematikat e tyre./vizionplus.tv




