Subscribe

Janë rreth 80 mije familje ne te gjithë vendin qe përfitojnë ndihme ekonomike nga shteti, gjysma e tyre marrin ndihme te pjesshme. Por ky numër pritet te zvogëlohet me hyrjen ne fuqi te kritereve te reja. Ministri Blendi Klosi duke prezantuar projektligjin ne komision, hodhi poshtë zërat se nuk do te përfitojnë ndihme ato familje qe kane pajisje shtëpiake si televizor apo lavatriçe. Ne draft janë përfshirë edhe te ardhurat nga bujqësia. Kryesisht ne zonat rurale, numri i familjeve qe përfitojnë ndihme te pjesshme është i larte. Ajo arrin ne afro 4500 leke ne muaj. Por kriteri i te ardhurave nga bujqësia, duket se do te jete i vështirë për t’u matur. Shteti do t’u japë ndihme atyre familjeve qe refuzojnë punën. Kjo do te thotë qe çdo muaj, qytetari duhet e paraqitet ne zyrat e punës, për te konfirmuar statusin e tij si punëkërkues. Por ka edhe elemente te tjerë përzgjedhjes: familjet qe do te përfitojnë ndihme ekonomike bazuar edhe ne nivelin arsimit, llojin e strehimit, numrin e anëtareve ne familje, ivaliditetin etj. këto kritere qe sistemi do t’i nxjerr sa me pranë kufirit te varfërisë. Mazhoranca ka hedhur poshtë nismën e shoqërisë civile, e cila mbështetej nga PD, për te përjashtuar nga pagesa e energjisë, familjet ne nevoje deri ne një limit konsumi. Propozimi për Kuvendin parashikonte nje efekt financiar prej 1.2 miliardë lekësh ne vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *