Skema e mashtrimit me naftën virxhin, 35 vite burg për doganierët

Ish Zv. Drejtorja e Përgjithshme e doganave Lula Njebza e katër punonjës të tjerë te doganës në Fier dhe Tiranë rrezikojnë të dënohen me nga 7 vite burg secili për shpërdorim detyre. Prokuroria pretendon se ish zyrtaret i kane shkaktuar shtetit një dëm prej 242.8 mln lekë. Vizion Plus ka mesuar se Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për një skemë mashtrimi në dogana gjatë periudhës Gusht 2014, ku është i përfshirë dhe administratori e aksionari i vetëm i Tea Construction & Petrol, Adrian Xhillari. Ky i fundit, në bashkëpunim me punonjësit e doganave, ka realizuar transport fiktiv të një sasie që përllogaritet në 4900 ton litra “naftë virxhin”. Aktualisht, Xhillari është hetuar në masën e “arrestit me burg në mungesë”, ndërsa punonjësit e doganave, përfshi dhe ish Zv. Drejtoren e Përgjithshme, Lula Njebza, në masën e arrestit me burg.




