Subscribe

Projekti për ndërtimin e hidrocentralit ne Skavice, është kthyer në një debat te nxehte prej kohësh në politikë. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili në një intervistë për Vizion Plus, thotë se varianti me një digë, sipas Xhelilit e ndan Dibrën në dy pjesë, si dhe shkakton shumë përmbytje të tokave bujqësore, ndërsa varianti me tre diga është më i përshtatshëm. Xhelili shprehet se do të bëhet dëgjesë publike me komunitetin e zonës brenda datës 20 shkurt, për t’i informuar ata mbi ndikimet e këtij HEC-i. Por banoret e Bashkisë Dibër, qe preken nga ky projekt, thonë se do ta kundërshtojnë projektin siç kanë bërë deri tani me peticione. Banorët e fshatin Katund i Ri janë te mendimit se HEC-i do te shkaktoje mjaft probleme në toka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *