E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skaneri i Lilës: Tirana rrezikon “Final Four”, Partizani nuk bind në ndeshjet e mëdha

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila i ftuar në “Sudio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion Plus, ka kaluar në skaner javën e 22-të të Superligës.

Duke analizuar ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit e mbyllur në barazim 1-1, Lila tha se në ndeshje të mëdha Partizani nuk është në lartësinë e duhur.

Reklamë

Sipas tij trajnerit Orges Shehi i duhet edhe pak kohë në krye të Partizanit për të treguar vlerat.

“Partizani mori një pikë, kurse Egnatia meritonte diçka më shumë. Në sfida të mëdha Partizani nuk ëhstë në lartësinë e duhur. Trajnerit Shei i duhet akoma kohë në krye të Partizanit”, tha Lila.

Sa i përket Tiranës, Lila tha se bardheblurtë rrezikojnë vendin ekatërt, pasi ndjekësit po afrohen me nxitim.

“Tirana nuk do ta ketë të lehtë në “Final Four”. Ndjekësit po i afrohen shumë, dhe kjo tregon që Tirana rrezikon”, u shpreh Lila.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë