E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’kanë mundësi punësimi”/ Premtimi i Bashës për të rinjtë: Ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha premton mundësi punësimi për të rinjtë.

 

Reklamë

Krahas një videoje të shpërndarë në “Facebook”, teksa shfaqet duke biseduar me qytetarët, lideri demokrat shkruan se PD do ta ndryshojmë gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

 

Ai theksoi se bashkë me të rinjtë duhet të punojnë bashkë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

 

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi. Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë