Subscribe

Terroristi australian ka përmendur edhe Kosovën  në dokumentin e publikuar para kryerjes së sulmit terrorist ne dy xhami ne Zelanden e Re ku vdiqen te pakte 49 besimtare myslimane.

Ne keto dokumenta qe iu gjeten ekstremistit qe kreu masakren, Brendon Tarrant thekson se Shba kanë mbajtur anën e gabuar gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Ai flet dhe për nevojën e ballkanizimit të SHBA-ve, që do të thotë ndarjen e njerëzve në Shtetet e Bashkuara në baza kulturore, shoqërore, e “më e rëndësishmja” sipas tij, në baza racore.

Australiani thotë se me rritjen e pushtetit të të bardhëve në SHBA, nuk do të ndodhte më kurrë një ndërhyrje e njëjtë ushtarake sikurse në Kosovë, ku sipas tij, amerikanët u rreshtuan në krahun e gabuar.

Në armën e personit të dyshuar për sulmin e kryer në Zelandë të Re ku humbën jetën 49 persona, ndodheshin disa mbishkrime, e ndër to shkruante edhe “Skanderbeg”.

Pas arrestimit janë zbardhur gjithnjë e më shumë të dhëna nga manifesti me dhjetera faqe që ai kishte publikuar para masakres ku deklaronte se shembulli që duhet ndjekur nga e gjithë bota është Kina, vend me vlerat politike dhe sociale shumë afër ideve të tija. Tarrant shton se Donald Trump gjithashtu është lideri I duhur, simbol I rinovimit të identitetit të të bardheve në botë.

Tarrant e konsideron veten e tij në këtë manifest terrorist një fashist në ide dhe bën thirrje për vdekjen e kancelares Merkel,  kryebashkiakut laburist te Londres Sadiq Khan dhe presidentit turk Erdogan.

Nesër Brenton Tarrant del përpara gjykatës për vrasjen e 49 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *