E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Skandali seksual në Vatikan  

Ilustrim · Vizion Plus

Shefi i financave të Vatikanit, kardinali George Pell, do të dalë para gjyqit nën akuzat për sulm seksual. Kardinali ka mohuar në vazhdimësi duke thëne se është i pafajshëm. Por, një gjykatës australian njoftoi se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë fajësinë e tij. Kardinali 76 vjeçar, është katoliku më i lartë në Australi dhe një nga më të fuqishmit në Vatikan.

 

Ai u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij. Më shumë se 30 persona kanë dëshmuar deri më tani para gjykatës. Kardinali George Pell do të dalë para një gjykatësi dhe një jurie prej 12 personash, te cilët do të vendosin për fatin e tij.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh