Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar. Lajmi u konfirmua nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi.

Sipas burime nga spitali rajonal i Beratit rreth orës 09:30 të kësaj të premteje ka pasur një thirrje për të shkuar tek nje paciente me kriza asmatike, banuese ne lagjen “Çlirim” .

Ekipi i përbërë nga një mjek ,infermier dhe shoferi i autoambulances shkuan tek adresa e dhënë. Sipas mjekës, pacientja ishte e qetë dhe nuk kishte shenja klinike te krizes se astmes. Parametrat vital ishin në normë .Pacientja referon se prej nje jave kishte dhimbje fyti dhe kolle ndërsa temperature me vlerë 35.8 C. Pyetjes nese ka patur kontakte me persona qe kane jetuar në Itali ajo i pergjigjet duke e mohuar . Pasi ekipi largohet nga shtepia e pacientes , informohet nga drejtuesi i autoambulances se ne familjen e saj ka anëtar të ardhur nga Italia javën e fundit. Menjëherë mjekja rikthehet ne familje dhe I pyet familjaret që të tregojnë të vertetën, tha drejtoresha e spitalit të Beratit Edlira Shkëmbi.

Per rastin në fjalë , sipas saj, është njoftuar dhe policia.

Po ashtu janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me pacienten. Ata janë vetëizoluar deri në daljen e përgjegjës së analizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *