Subscribe

Nje dite pas arrestimit te 5 punonjëseve te jetimores  se Shkodrës, kane dale ne drite fakte të reja nga skandali i abuzimit seksual dhe dhunimit te fëmijëve. Tre vajza kanë dëshmuar ne Prokurori duke treguar se abuzimi ka ndodhur brenda jetimores, çka shton dyshimet se personat përgjegjës mund të jenë pjesëtarë të institucionit. Të miturat kanë treguar se në qendër, djemtë me të rritur i kane detyruar të shohin filma erotike. Në shumicën e kohës, sipas vajzave, ato rrinin të vetëm në godinë, pasi edukatoret iknin nga qendra me orë të tëra. Kjo është nëna e tre vajzave të mitura, e cila për shkak të pamundësisë ekonomike i ka strehuar vajzat në këtë qendër. Ajo tregon se është e shqetësuar për fëmijët. Drejtori i qendrës së fëmijëve,Gëzim Mahmutaj thotë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Tre vajza të mitura të moshës 6, 8 dhe 11 vjeç rezulton se janë abuzuar seksualisht dhe mjekët konstatuan se ato ishin të defloruara. Ishte pikërisht ky konstatim që ka ndryshuar rrjedhën e hetimeve. Për këtë ngjarje janë vënë në pranga 5 punonjës të qendrës, mes tyre dhe ish- drejtoresha Albana Llazani. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të qendrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *