Subscribe

Qeveria thotë se turizmin e ka në top listën e prioriteteve të ekonomisë, por në shumë raste kjo mbetet vetëm një parullë.

 

Ky fakt vërtetohet  në zonën turistike të Qerretit në Kavajë, atje ku të gjitha ujërat e zeza derdhen në det prej tre vitesh.

 

Ndërhyrja nga qeveria apo bashkia për ti dhënë fund kësaj situate të pazakontë kushton vetëm 600 mijë euro, për të vënë në punë një impiant të ri të përpunimit të ujërave të zeza, por deri më tani asnjë institucion nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë diçka.

 

Ndërsa dëmi ekonomik që shkaktohet nga kjo mefshtësi institucionale është disa herë më i lartë se vetë kostoja që nevojitet për ndërtimin e impiantit.

 

Ndotja e plazhit në këtë zonë është në nivele alarmante, duke bërë që edhe turistët të largohen prej saj.

 

Si bashkia e Kavajës por edhe ministria e mjedisit nuk japin sqarime për  këtë situatë të pazakontë, ndërkohë që deklarata publike të zyrtarëve  për një turizëm cilësor nuk mungojnë.

 

Impaniti ekzistues u ndërtua në 2005, por ndër vite nuk pati asnjë mirëmbajtje  apo investim duke bërë që ai të degradojë.

 

Institucionet ia kalojnë topin e përgjegjësisë njëra –tjetrës, por për banorët e zonës, bizneset e sidomos për turistët, nuk ka ende asnjë zgjidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *