12 tifozë të Tiranës janë proceduar penalisht nga policia për ngjarjet e pas ndeshjes së zhvilluar të martën pasdite mes bardhebluve dhe Kukësit.

 

Tifozët duke marrë në konsiderate barazimin 0 me 0, rezultat i disatë radhazi negative, kanë ndërmarrë aktin ekstrem duke u future në fushën e lojës e duke u përplasur me disa lojtarë të skuadrës, mbi të gjithë Imami dhe Doka.

 

Këtyre dy lojtarëve iu kërkua nga tifozët që të hiqnin bluzën pasi nuk e meritonin por kundërshtimi i lojtarëve e ka degjeneruar edhe më shumë situatën.

 

Ata akuzohen nga policia e kryeqytetit per prishje te rendit dhe qetesise publike.

 

Ngjarja eshte vertet e rende dhe ne kufijte e skandalit, cka nuk mund te justifikohet kurrsesi me situaten e rende ne aspektin sportive tek Tirana.

 

 

Njoftimi i policise:

 

Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:

 

  • A. Gj. 18 vjeç,   banues në Tiranë
  • D. B. 37 vjeç,   banues në Tiranë
  • B. K. 18 vjeç,    banues në Tiranë
  • I. K.  18 vjeç,    banues në Tiranë
  • A. V. 31 vjeç,    banues në Tiranë
  • L. P.  20 vjeç,    banues në Tiranë
  • D. D. 18 vjeç,    banues në Tiranë
  • K. Sh.  18 vjeç,  banues në Tiranë
  • H. H. 21 vjeç,   banues në Tiranë
  • O. H. 18 vjeç,  banues në Tiranë
  • K. M. 18 vjeç,   banues në Tiranë
  • L. Zh. 22 vjeç,  banues në Tiranë.

 

Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

 Gjithashtu ndaj subjektit privat i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A,  e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore  u morën këto masa:

 

  • gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni  26 germa “d” dhe “dh”.

 

  • gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.

 

Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin  Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.Sqarojmë se për për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga  ligji  nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016,  ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *