E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Skandali me gazetarin Gjençaj/SHÇBA nis verifikimin për veprimet e policëve

SHÇBA ka nisur verifikimet ndaj policeve që u sollën në mënyrë skandaloze ndaj gazetarit Ergys Gjencaj gjatë një operacioni policie këtë të martë në Tiranë.

 

Reklamë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bëri të ditur se dop të kryeje të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur të gjithë dinamiken e kësaj ngjarje që është vërtet e paprecedente.

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, ka nisur verifikimet për të parë nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e TV Neës 24, z. Ergys Gjençaj, gjatë një operacioni në kryeqytet.

SHÇBA do të kryejë çdo veprim hetimor, për të zbardhur shpejt dhe saktë dinamikën dhe përgjegjësitë, nëse ka të tilla.

SHÇBA garanton opinionin publik dhe mediat, se mbeten të angazhuar e të hapur për të bashkëpunuar në kuadër të informimit dhe transparencës me publikun.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë