Subscribe

Belgjika ka pranuar se ka qenë në dijeni që prej muajit qershor për vezët e kontaminuara që prodhoheshin në fermat holandeze dhe që janë eksportuar në disa vende të Europës. Miliona vezë janë tërhequr nga tregu dhe magazinat në Gjermani, Holandë e Belgjikë, pasi u zbulua se ato përmbanin nivele të larta të një insekticidi të ndaluar për t’u konsumuar. Ministri gjerman i Bujqësisë, Kristian Schmidt, shprehu shqetësimet lidhur me zbulimin e vezëve. Sipas tij, kontaminimi është shkaktuar nga një dezinfektues bimor.

 

Testet laboratorike zbuluan te vezët holandeze praninë e kimikatit, i cili mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe gjëndrat tiroide. Supermarketet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë kanë hequr nga tregu vezët, që dyshohet të jenë të kontaminuara. Sipas të dhënave, Gjermania mund të ketë konsumuar 10 milionë vezë qe kane pasur përmbajtjen e kimikatit. Rreth 180 ferma në Holandë janë mbyllur përkohësisht, ndërsa një hetim është nisur nga autoritetet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *