Subscribe

Ne kufijtë e përfundimit te afateve te hetimit për Fatos Gurakuqin, nje te arrestuar per abuzim seksual ndaj te bijës 15-vjeçare, Gjykata nuk mund ta mbaje dhe per shume ne burg vetëm per shkak te nje procedure. Ne seancën e zhvilluar këtë të hënë gjyqtari Gerd Hoxha apeloi Mistrinë e Brendshme per sigurimin e analizave te ADN, per te vërtetuar nëse Gurakuqi është me të vërtetë abuzuesi. Por sipas laboratorit shkencor ,pagesën e faturës per analizat e ADN-së kjo bazuar dhe në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm, duhet ta paguajnë palët gjë që sipas gjyqtarit nuk qëndron. Skandalin e rendon me shume fakti qe Gjykata e ka paguar vete faturën e analizave, pavarësisht se ligji nuk e detyron per nje gje te tille, e megjithatë përgjigja e ADN-se nuk ka mbërritur. Fatos Gurakuqi u arrestua nëntorin e vitit të kaluar pasi abuzoi me të bijën 15-vjeçare në banesën e tyre në Kodër Kamëz. Sipas denoncimit të vajzës, abuzimi ndodhte prej 10 muajsh. Sipas policisë, krahas abuzimit seksual, Gurakuqi edhe keqtrajtonte të bijën ndaj ajo s’kishte treguar në familje. Seanca tjerr u shty për me datën 14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *