Subscribe

Zbardhen biseda të tjera telefonike mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe kreut të partisë demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ne periudhën nëntor-dhjetor 2011, në të ashtuquajturin skandal të përgjimeve “Promto 2”. Në këtë telefonatë, duke folur për Ambasadën Amerikane Thaçi porosit Grabovcin që t’u thotë diplomatëve të huaj se pajtohet me çdo gjë që ata kërkojnë. Sikurse shkruan Insajder.com ish kryeministri i thotë Grabovcit se do të luaj me amerikanët. Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në kuvend me çdo kusht. Sipas Insajder.com në këto telefonata Thaçi e Grabovci flasin edhe per emërimin e personave ne institucionet shtetërore. Lidhur me ketë skandal kane reaguar dhe ndërkombëtaret e partitë ne opozite, duke kërkuar hetim te mëtejshëm. Por vete kryeprokurori Lumnezi, ka thënë se kjo çështje është hetuar dhe mbyllur nga ndërkombëtarët, duke lënë të hapur mundësin e rinisjes së hetimeve, vetëm në rast të daljes në dritë të provave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *