Subscribe

Thellohet skandali i përgjimeve në Kosovë, ndërsa janë publikuar telefonatat kur kreu i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci në fund të vitit 2011, ka pranuar se do të ndërhyjë për të emëruar Salih Mekaj në krye të Gjykatës së Apelit ne Prishtine. Portali investigativ “Insajderi.Com” ka zbardhur përgjimin telefonik kur Xhevat Grabocvci i ka kërkuar kushëririt të tij këtë favor. Sali Meka u emërua në këtë Gjykatë dhe më pas është arrestuar pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi kishte tentuar në nxirrte nga burgu një vrasës në këmbim të 20 mijë eurove dhe favoreve seksuale me gruan e tij. Pas hetimeve, ai u pezullua nga kjo detyre si dhe nga pozicioni i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ndërkohë në Kosovë vijojnë protestat e shoqërisë civile, që kërkojnë nga kryeprokurori Lumnezi zbardhjen e këtij skandali. Ky i fundit ka deklaruar se kjo çështje është hetuar më parë nga EULEX-i dhe ajo do të rihapet vetëm nëse dalin në dritë fakte të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *