E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Skandali i naftës prek dhe Maqedoninë

Naftë e cilësisë së dobët është importuar në Maqedoni gjatë këtij viti.

Sipas analizave të bëra, kjo naftë është 20 herë më  e keqe dhe që rrit nivelin e ndotjes.

Sipas A1on, në këtë biznes janë të përfshira disa kompani me pronarë maqedonas, të cilat kanë sjellë naftën me ndihmën e pushtetit të kaluar.

Bëhet fjalë për kompanitë vendore nga Shkupi, Kavadari dhe Vinica. 

Ky rast u zbulua edhe në Maqedoni, pas aksionit të policisë dhe doganave të Kosovës, të cilat zbuluan të njejtin biznes dhe furnizimin e disa pompave të benzinës të Kosovës me këtë naftë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë