E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Skandali i “Gulf”, gjykata liron administrator

Gjykata e Tiranës ul dënim nga arrest me burg në arrest shtëpie për administratorin e “Gulf”, Alban Aliko.

 

Ndalimi i Alikos ishte bërë në muajin prill të këtij viti për mashtrim me tollonat e karburantit, me vlerë 5 milionë eurove. Ndërkohë të gjithë pikat e karburantit të kësaj kompanie u mbyllën dhe përfaqësuesit e saj u larguan pa dhënë asnjë njoftim për klientët, që kishin marrë marrë më parë tollona.

 

Reklamë

Ky vendim është dhënë nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi. Në lidhje me këto veprimi, menaxheri i kësaj kompanie rrezikon deri në 10 vite burg, pasi skema e mashtrimi iu ka shkaktuar një dëm të madh qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.

 

Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona më shumë seç kishte gjendje. Për pak ditë u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë

Vazhdo të lexosh

Reklamë