Subscribe

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në skemën mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm 56 milionë lekë. Nga hetimet rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani. Për Rocin Prokuroria ka kërkua 6 vite burgim ndërkohe që për Xhuvanin 4 vite e 6 muaj heqje lirie. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar dhe dënimin e 7 zyrtareve te tjerë te Fondit rajonal te kujdesit shëndetësor. Sipas hetimeve te organit te akuzës, skema e rimbursimit te ilaçeve funksiononte nëpërmjet Hysni Rocit. Ai u kishte marre licencat disa farmacive me qëllim përfaqësimin e tyre në raportet me Fondin Rajonal të Kujdesit Shëndetësor për përfitimin e rimbursimit të ilaçeve. Nga hetimi ka rezultuar se këto farmaci, gjatë shtatorit te 2014 e deri ne muajin mars 2015, kanë përfituar shuma të konsiderueshme në mënyrë të padrejtë, nga rimbursimi i ilaçeve që kanë deklaruar se kanë shitur, por që në të vërtetë rezulton se nuk i  kanë shitur ato sasi. Madje, sipas Prokurorisë kanë deklaruar si të shitura ilaçe, të cilat nuk i kanë pasur asnjëherë në dispozicion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *