Subscribe

Një tjetër drejtor i lartë është larguar nga detyra këtë të martë. Pas dorëherqjes një ditë më parë të kreut të Operatortit të Sistemit të Transmetimit,  Afrim Qëndro është i dytë i cili thotë se ka dhënë dorëheqjen nga Autoriteti Rrugor.

 

Ndonëse nuk ka shpjegime për këtë largim, dorëheqja e dy krerëve të institucioneve lidhet me skandalin e kompanisë DH Albania.

 

Kjo firmë fitoi tenderin në autoritetin rrugor me vlerë 18 milion euro, për ndërtimin e lotit të parë të unazës së re, me dokumenta të flasifikuara.

 

Me të njëjtën skemë mashtrimit, DH albania mori edhe tenderin ne OST për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Burrel –Peshkopi. Vlera totale e të dy tenderave arrinte në 30 milion euro, por institucione i anulluan te dy procedurat dhe gara ka nisur nga para.

 

 

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë skemë mashtrimi, por paralelisht po bëhet verifikime në shtetin Delaëer në SHBA, pasi kompania fillimisht u rregjistrua atje.

 

Ndërkohë, në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit u emeruar Skerdi Drenova, ndërsa tek autoriteti rrugor, kryeministri pritet të zyrtarizojë ish ministren e sipër marrjes Sonila Qato.

 

Një ditë më parë u shkarkua drejtori i OST Klodian Gradeci ndërsa tani ikën edhe Afrim Qëndro, dy drejtore, institucionet e të cilave ata drejtonin ishin përfshirë në skandalin e “DH Albania”, jo vetëm në ndërtimin e një loti të Unazës së Re por edhe në një tender në energjitike.

 

Kujtojme qe per rastin e faslfikimit te dokumentave nga DH Albania qe fitoi nje nga pjeset e tenderit te Unazes se Re, Afrim Qendro u mor ne pyetje pak dite me pare edhe ne prokurori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *