Prokurorët e Shteteve te Bashkuara do të nisin hetimet për Facebook, mbi keqpërdorimin e të dhënave të miliona përdoruesve të rrjetit social.

 

Politikanët në Amerikë dhe Evropë i bëjnë thirrje themeluesit të saj Mark Zuckerberg, të mbajë përgjegjësi, ndërsa kompania ka shënuar uljen më të madhe të ardhurave me rreth 50 miliardë dollarë vetëm në dy ditët e fundit.

 

Skandali i Facebook i njohur si “Cambridge Analytica” zbuloi përdorimin e të dhënave të mbi 50 milionë njerëzve për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të 2016, edhe pse kompania konsultuese “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo të ketë abuzuar në punën e saj.

 

Chris Wylie njeriu që hodhi dritë mbi skandalin ngriti dyshime mbi ish-kryestrategun e Donald Trump, Steve Bannon, i cili vetëm 3 vjet para marrjes së detyrës u angazhua për krijimin e profileve të detajuara të miliona zgjedhësve amerikanë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *