Subscribe

Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Kukësit, pas publikimit të videoskandalit që e tregonte atë duke kryer veprime të turpshme në ambientet e zyrës.

 

Në reagimin e bërë publik në rrjetet sociale, Gjici pranon se me vajzën në foto ai ka një marrëdhënie, por kjo nuk e justifikon ngjarjen.

 

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen!

 

Duke kërkuar falje për të gjithë këtë situatë të krijuar, ai shkruan se videoja ka qenë një skenar i parapërgatitur nga kundërshtarët politikë.

 

Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.”

 

Prej 4 vitesh Safet Gjici drejtonte bashkinë e Kukësit e në garën e 14 majit Partia Socialiste i besoi një mandat të dytë, të cilin e fitoi përballë kandidatit të opozitës.

 

Tashmë pas dorëheqjes, Presidenti i Republikës do të duhet të përcaktojë një datë për zgjedhje të pjesshme në bashkinë e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *