Futbolli shqiptar vijon të jetë pre e dhunës dhe e kërcënimeve jo vetëm brenda fushës por edhe jashtë saj.

 

Shumë tranjerë janë ankuar se shpesh kërcënohen nga lojtarët të cilët duan që të jenë pjesë e formacionit në çdo ndeshje.

 

Ky skandal duket se ka prekur sërish ekipin e Vllaznisë. Pas kërcënimeve të bëra ndaj Ernest Gjokës, mësohet se ka qenë tekniku I sapoemëruar Agim Cana jai që është bërë preja e radhës e presioneve në këtë ekip.

 

Por krahas Canajt, janë kërcënuar edhe administratori Suad Lici dhe drejtori teknik Engin Firat nga lojtarët që duan që lozin pavarësisht vendimit të tranjerit.

 

Si pasojë e këtij presioni të pashembullt është pezulluar seanca stërvitore e kësaj të mërkure ndërsa nuk është dhënë një koment nga tranjeri dhe pjesa tjetër e stafit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *