Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka sekuestruar 2.5 tonë peshk dhe karkaleca deti ne Tirane.

Sipas AKU, subjektit te cilit i eshte sekuestruar  sasia e madhe e peshkut dhe karkalecave nuk dispononte dokumentacionin e duhur

Inspektoret konstatuan probleme te konsiderueshme ne mekanizmin e ngrirjes dhe shkrirjes se peshkut dhe karkalecave dhe kushte jo te mira te mbajtjes se tyre.

 

 

Njoftimi i AKU:

Gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

 Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *