Një situatë e pazakontë dhe e çuditshme ndodhi mbrëmjen e të dielës në ndeshjen Brazil -Argjentinë , sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 .

Kur të gjithë prisnin klasin dhe spektaklin që vetëm këto dy kombëtare dinë të dhurojnë në fushë, në minutën e 5 të sfidës përfundoi gjithçka.

Shkak për këtë janë bërë autoritetet shëndetësore braziliane, të cilat  nuk lejuan  zhvillimin e sfidës për shkak se 4 futbollistë të Argjentinës kishin shkelur protokollet shëndetësore.

Bëhej fjalë pikërisht për Emiljano Martinez, Emiliano Buendia, Xhiovani Lo Celso dhe Kristian Romero,4 lojtarë që  nuk duhej të ishin në stadium pasi vinin nga Anglia dhe për këtë duhet të karantinoheshin fillimisht.

Sipas autoriteteve braziliane , atyre u i ishte bërë e qartë se nuk duhej të dilnin nga hoteli ku gjendeshin. Edhe pse kapitenët respektiv të dy kombëtareve Leo Messi dhe Nejmar  folën për disa minuta me zyrtaret e takimit , sërish nuk u arrit të gjendej një zgjidhje. Pas kësaj shefi ekzekutiv i autoritetit shëndetësor në Brazil Antonio Barra Torres tha :

 

ANTONIO BARRA TORRES – SHEFI EKZEKUTIV I AUTORITETI SHËNDETËSOR NË BRAZIL

 

“Kemi mbërritur në këtë pikë pasi udhëzimet tona nuk janë ndjekur. Ata u udhëzuan të qëndronin të izoluar dhe të pritnin deportimin nga vendi ynë. Kjo kërkesë nuk u plotësua. Ata udhëtuan drejt stadiumit, hynë në fushë, ka një seri mosrespektimi të ligjit. Nuk di se çfarë thotë legjislacioni sportiv. Por unë di aspektin shëndetësor dhe këta katër lojtarë duhet të deportohen nga Brazili. Ata do të gjobiten për një sërë shkeljesh të rënda. Me 500 mijë të vdekur, në mes të një pandemie, rregullat shkelen me urdhër të nuk e di se kujt”

 

Fjala e fundit i takon Konfederetës së futbollit të Amerikës së Jugut, që do të marri vendimin se çfarë do të ndodhi me këtë ndeshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *