Subscribe

Këto janë pamjet e lumit Gjanica në Fier këtë të enjte. Uji  ne lumin Gjanica ne qytetin e Fierit ka marrë ngjyrë pothuajse të zezë ndërsa në të gjithë zonën mbizotëron aroma e keqe .

 

Shkak për këtë ndotje dyshohet të jenë bërë kompanitë e hidrokarbureve.

 

Për këtë arsye, inspektorët e agjencisë kombëtare të mjedisit kanë zbarkuar në terren dhe po verifikojnë të gjitha subjektet e naftës.

DENIS VOGLI – SPECIALIST MJEDISI NE AKM

Pas marrjes së informacionit për ndotjen në lumin gjancia, agjencia rajonale e mjedisit fier vlore gjirokatër ngriti grupin e punes për evidentimin e shkaktarëve të ndotjes. Jemi duke kryer verifikimet në terren për evidentimin e sbjekteve që bëjnë këtë ndotje për shkarkimin e hidrokarbureve. Duke parë ngjyrë ndhe aromën besojmë se është nga nafta nga aktivitetet që shfrytëzojnë hidrokarburet.

 

Ky është një fenomen i përsëritur ndërsa janë vendosur vazhdimisht edhe gjoba.

Ka pasur masa dhe më parë. Masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti. 2 milione lekë të reja.

 

Edhe pse lumi Gjanicë është rivitalizuar e transformuar në pjesën më të madhe të tij, sërish ndotja mbetet problem madhor.

 

Në shumicën e rasteve ndotësit mbeten mister, pavarësisht dëmit të madh që i shkaktojnë mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *