Një skandal ka prekur agjencinë më të lartë ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, Europol. Sipas Politico, janë zhdukur disa dosje, të cilat përmbanin të dhëna personale të drejtuesve të lartë të institucionit.

Besohet se zhdukja e dosjeve ka të bëjë me proceset hetimore brenda vetë institucionit.

Politico raporton se disa nga dosjet e munguara përfshijnë ato të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe.

“Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të gjitha të dhënat e agjencisë, ata zbuluan dosjet që mungonin.Duke pasur parasysh rolin e Europolit si autoritet i zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve personale të anëtarëve të stafit përbën një incident serioz të shkeljes së sigurisë dhe të të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e Europol. 

Mësohet gjithashtu se disa nga dosjet e humbura janë rishfaqur pasi një qytetar i ka gjetur të hedhura në një ambient publik në Hagë dhe i ka sjellë në komisariatin e policisë lokale. Dosjet e burimeve njerëzore mund të përmbajnë informacion në lidhje me aplikimin për punë të zyrtarëve, trajnimin përkatës, datat e lindjes, statusin martesor, vartësit, adresën aktuale dhe informacione të tjera të rregullta, tha një nga zyrtarët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *