Subscribe

Koncesioni i dhënë nga qeveria Berisha për markimin e karburanteve është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e koncesioneve. Një relacion konfidencial i hartuar nga Ministria e Financave ne gusht të vitit 2015, ka gjetur një sërë shkeljesh, të cilat nisin që nga momenti, kur në qeverinë e shkuar ka ardhur një ofertë e pa kërkuar për të marrë monopolin e markimit e deri në fitimin e tenderit nga “Global Fluid Internacional”. Pikësëpari raporti nxjerr si antikushtetues faktin që janë shkelur parimet e barazisë dhe transparencës. Tenderi është zhvilluar me një ofertë të vetme dhe në terr informativ për publikun. Një tjetër pikë e fortë e anashkaluar, është fakti që ligji për koncesionet nuk lejon kontrata të tilla në fushën e ngjyrosjes së naftës, pasi vlera e investimit është minimale dhe se është një shërbim që mund ta bëjë shteti. Rregullat e vendosura në atë kohë nga Ministria e Financave vinin si pikë kryesore se tarifa e markimit nuk duhet të ishte më shumë se 200 lekë për 1000 litra, ndërsa GFI fitoi këtë tender me ofertë tjetër. Fatura që do të paguante biznesi për shërbimin e saj (dhe qe paguan dhe sot) është 614 lekë për 1000 litra. Po ashtu pjesë e konsorciumit të GFI ka qenë dhe një firmë tjetër “Cotecna Inspection S.A”, por kjo u tërhoq në mes të procesit. Relacioni hedh dyshime se kjo kompani u përdor vetëm për shkak të certifikatës ISO që kishte për markimin e karburanteve dhe që pasi këtë certifikatë arriti ta marrë GFI ajo u largua. Në fund relacioni mbyllet kështu: Certifikata ISO dhe dokumentacioni nuk ka vulën apostilo dhe që nga një vëzhgim me sy të lirë duket që është një fotokopje me ngjyra dhe jo e njësuar me origjinalin!

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *