E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Skandal, cisternë nafte në mes të jahteve në Sarandë

Saranda është shndërruar kohet e fundit ne nje stacion te rendesishem te jahteve luksoze qe zgjedhin te vizitojnë bregdetin shqiptar. Gjithnjë e me tepër perla e jugut po vizitohet nga te huajt.

 

Mysafir ka qene edhe babai i Emirit te Katarit. Jahti pese katesh qëndroi ne port ndërsa ne ditët ne vijim pritet qe te vizitoje edhe rivierën shqiptare, duke bere disa ndalesa.

 

Por ne një kohe qe mjetet lundruese luksoze kane hyre ne ujërat shqiptare, duke sjelle shprese për zhvillimin e turizmit elitar, pamja qe shihet ne port është trishtuese. Ne mes te jahtit te babait te emirit te Katarit qëndron çuditshme nje cisterne nafte. Pak dite me pare anija është bere edhe shkak per nje incident, i cili nuk është bere publik nga autoritetet. Pavarësisht se cisterna kishte kohe aty nuk është marre ende asnjë mase per ta larguar, ndërkohe qe rreziku i ndotjes nga shkarkimi i naftës dhe vajrave është i madh.

Më shumë video

Reklamë